Teksa Erdogan e ka cilësuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës si një shkelje e të drejtave ndërkombëtare, Kina nga ana e saj është shprehur se ajo e respekton sovranitetin territorial të të gjitha vendeve, por kupton edhe shqetësimet e Rusisë për sigurinë, sepse pas marrëdhënies së saj me Ukrahinën, gjendet një histori e ndërlikuar dhe e veçantë.
Kjo ka qenë deklarata që i ka bërë ditën e djeshme pas nisjes së sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ministri i Punëve të Jashtme Kineze Wang Yi, ministrit të Punëve të Jashtme ruse Sergey Lavrov, përgjatë një bisede telefonike, ku mes të tjerave ka pohuar se Kina dëshiron heqjen dorë nga çdo mendësie prej lufteje të ftohtë, e po ashtu një sistem sigurie për Evropën, efikas dhe të mbërritur përmes bisedave dhe neocimeve.
Në vijim të bisedës, mediat kineze njoftojnë se Lavrov ka deklaruar se Rusia ka qenë e detyruar të marrë masat e nevojshme, në mënyrë që SHBA dhe NATO të mbanin premtimet e tyre e të mos e shtrinin Organizatën drejt lindjes, se ato refuzuan të zbatonin marrëveshjen e Minskut II, dhe dhunuan po ashtu edhe rezolutën 2202 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Zëdhenësi i ministrit të Punëve të Jashtme, Hua Chunying, ka deklaruar më tej sa u takon marrëdhënieve mes Kinës dhe Rusisë, se ato nuk janë as marrëdhënie aleance, as kundërshtarësh e as nuk synojnë palë të treta.
Ai i është përgjigjur po ashtu edhe zëdhenësit të Departamentit Amerikan të Shtetit Ned Price, i cili kishte deklaruar “që Kina duhet ta nxisë Rusinë të bëjë hapa pas dhe të zbusë tensionet me Ukrainën, duke shtuar se partneriteti në rritje mes Kinës dhe Rusisë qe shqetësues”, duke thënë Shtetet e Bashkuara nuk janë të kualifikuara për t’i thënë Kinës se çfarë të bëjë për të respektuar të drejtën shtetërore dhe atë të integritetit territorial.
Marrëdhëniet me Kinës dhe Rusisë, ka deklaruar Hua Chunying sipas mediave kineze, janë thelbësisht ndryshe nga grupet e vogla që Shtetet e Bashkuara kanë persekutuar në bazë të linjave ideologjike, për të krijuar përballje dhe ndarje. Kina nuk është e interesuar dhe nuk synon të imitojë mendësinë e ‘mikut’ dhe ‘armikut’ të luftës së Ftohtë. I pyetur nga gazetarët se a e ka furnizuar Kina me armë Rusinë apo nëse parashikon ta furnizojë, ai u përgjigj se Kina nuk merr iniciativa të furnizojë me armë vendet që rrezikojnë konfliktin “ndryshe nga SHBA-të, që kanë ofruar një sasi të madhe pajimesh ushtarake Ukrainës”