Teksa debati në PD vazhdon edhe për datat se kur do mblidhet Kuvendi i demokratëve, deputeti i kësaj partie, Agron Shehaj, një prej deputetëve që mblodhi më shumë vota në zonë gjatë zgjedhjeve vendore, e po ashtu edhe gjatë atyre për kryetarin e partise, ka numëruar ditën e sotme firmat e delegatëve për mbledhjen e kuvendit, duke konfirmuar se ato janë mëse tē rregullta.
Sot verifikova personalisht firmat e dorëzuara për mbledhjen e Kuvendit në datën 11 Dhjetor në degët 5 dhe 7 në Tiranë, ku jam drejtues politik dhe i zgjedhur, shkruan Shehaj në statusin e tij. Më shumë se 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 Dhjetor. 98% e delegatëve që kanë firmosur, me të cilët arrita të flisja, konfirmuan që kanë plotësuar formularin.
Mbledhja e Kuvendit nga firmëtarët është legjitime, ndaj në respekt të vullnetit të demokratëve, do marr pjesë në Kuvend. Përplasja dhe përçarja në Partinë Demokratike zgjidhet vetëm përmes votës në Kuvend. Shmangia e ballafaqimit me anëtarët vetëm do thellojë përçarjen dhe dobësojë opozitën.