Ish presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad është regjistruar për të marrë pjesë sërish në zgjedhjet e qershorit, të cilat shihen në fakt si një provë e legjitimitetit të qeverisësve fetarë në vend.
I hetuar prej Perëndimit mbi Holokaustin, Ahmedinexhad dha dorëheqjen më 2013-n, për shkak të rregullave kufizuese të mandatit, kur presidenti në detyrë Hassan Rouhani që negocioi marrëveshjen nukleare iraniane të 2015-s me fuqitë botërore, fitoi në mënyrë bindëse.
Njerëzit duhet të përfshihen në procesin e vendimmarrjes iraniane. Duhet të përgatitemi të gjithë, për një reformë thelbësore, tha Ahmedinexhad pasi rregjistrimit në zgjedhje.
Kandidatët iranianë kanë nisur rregjistrimin të martën, me shpresën e pjesëmarrjeje të madhe në votime, për shkak të rritjes së pakënaqësive ndaj ekonomisë së paralizuar nga sanksionet amerikane, vendosur kur Uashingtoni doli nga marrëveshja nukleare tri vite më parë.