Kryeministri Rama ka prezantuar në fejsbukun e tij pamjet se si do të jetë materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, pas rindërtimit.
Në statusin e tij, Rama bëri me dije, se në terë vendin, po ndërtoheshin nga e para edhe tri maternitetete të tjera në vend.
MIRËMËNGJES, shkruan ai, dhe me fillimin e investimit të shumëpritur për zgjerimin dhe rindërtimin e plotë të maternitetit të vjetër të Tiranës pas dëmtimeve nga tërmeti, teksa janë duke u ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend, ju uroj një ditë të mbarë.